T4 Tanushi
 Xhama & Vetrata

Ne jemi kreativë

Ju ftojmë të shikoni punimet tona dhe nëse dicka të mbetet në mendje je vetëm një buton larg.

Rreth nesh

Ka disa njerëz që megjithëse nuk shfaqen në media e nuk gëzojnë statusin e personave publike,janë shumë të njohur në komunitete të medha. Në kohëra të ndryshme, tregohet për mjeke të tillë, rrobaqepës a orendreqës. Të gjithë të njohur për aftësinë dhe talentin. Emri i tyre qarkullon dhe pas një kohe, përfundojnë duke qënë pergjigjja e parë që u vjen njerëzve në mendje kur kerkojnë zgjedhje në këtë fushë.

Misioni ynë

Misioni ynë është që klientët tanë të marin më të mirën nga ne dhe të ngelen të kënaqur.

Vizioni ynë

Ne synojmë të jemi partnerët më të besueshëm të klientëve tanë dhe të sigurojmë mbulim maximal të tregut në këtë fushë.

Pritshmëritë

Klientë të kënaqur që na rikthehen me besim të plotë dhe me sugjerime tek bashkpunëtorët e tyre.

Më shumë rreth nesh

Sic është kthyer emri dhe numri i telefonit të Andreas, njërit prej vëllezërve që drejtojnë biznesin e punimit të xhamit dhe duraluminit, T4 Tanushi. “Kur e hapëm biznesin, në vitin 2003, në Tiranë, punonim vetë, të 4 vëllezërit, ndërsa sot merremi vetëm me menaxhimin…që është edhe puna më e vështirë”, thotë ai teksa nis të flasë publikisht për biznesin në një nga të paktat, në mos të vetmet herë. Ata kanë nisur të merren me punimin e xhamit dhe duraluminit që në vitin 1993 kur ishin emigrantë në Greqi dhe kanë punuar për 10 vjet atje, nga te cilat 5-6 vitet e fundit në biznesin e tyre. 

 

“Vetëbesimi dhe dëshira për të pasur dicka tonën, në vendin tonë, na solli ne Tiranë. Në cdo vështirësi që hasnim, mendonim pikërisht kthimin në Shqipëri”, kujton Andrea. Jo se këtu do të ishte e lehtë. Përkundrazi . Do të gjendeshin në një mjedis ku mungonin rregullat dhe kultura e punës që kishin lënë pas , por asnjëherë nuk e kthyen kokën në atë drejtim. 

Do të thoshte në një farë mënyre t’ia filloje nga e para , por për Andrean, që në atë kohë ishte vetëm 22-23 vjec, nuk kishte kohë më të mirë. Të paktën kështu do t’i thoshte kushdo që do dëgjonte historinë e biznesit të tyre, edhe pse ai vetë e mendon ndryshe. “Kujtoj shpesh shprehjen e njeriut që më ka mësuar zanatin në Greqi, që ka qenë jo vetëm mësues, por edhe si baba për mua . Ai thoshte që asnjëherë nuk është herët dhe asnjëherë nuk është vonë! Cdo kohë është e duhura nëse vendos të bësh dicka”.

T4 TANUSHI dicka që nuk thyhet te xhamat !

Nuk vonoi të shfaqej klienti i parë, të cilin Andrea nuk e ka aspak të vështirë ta kujtojë. Erdit Gega që aktualisht administron një nga baret më të njohura në zonën e Bllokut, në atë kohë ishte një djalosh fare i ri që erdhi të porosiste një punim të thjeshtë për shtëpinë. Do të kthehej te Tanushi sa herë t’i duhej një punim xhami a duralumini dhe sot është një nga miqtë e fituar gjatë këtyre 15 viteve. “90 % e klientëve tanë, janë klientë të përhershëm që rikthehen dhe një nga arsyet kryesore përse e dua këtë pune, është për merrëdhënien njerëzore”, thotë ai.

 Ja që edhe xhami mund të krijojë marrëdhënie të pathyeshme mes njerëzve. Por, të shohësh mikun e ardhshëm te cdo klient do të thotë të jesh korrekt, i vërtetë, i ndershëm dhe i sigurt për cilësinë e asaj që ofron. Vetëm mbi këto baza qëndrojnë miqësitë. Dhe vetëm kështu rriten bizneset.Sic ka ndodhur me T4 Tanushin në këto vite.

“Nëse ky biznes ka ecur përpara është prej harmonisë vëllazërore, cilësisë dhe mënyrës së organizimit të punës. Dhe kur them cilësi nuk kam parasysh vetëm trajtimin e lëndës bazë dhe teknikën, por edhe mjedisin, makineritë dhe kushtet e duhura. Cilësia është me të vërtetë baza ku mbështetemi”. Nëse dikush do t’i thoshte që cilësia është luks për një treg si Shqipëria, Andrea, nga, përvoja e tij, do dëshmonte të kundërtën. Cilësia është zgjedhja më e mirë për këdo. “Cdo gjë e lirë të hap probleme”, thotë ai dhe është e qartë, që Tanushi nuk synon ato. Ata ende, edhe pse numri i punëve dhe klientëve është rritur pa masë, kanë të njëjtin synim: kënaqësinë e një pune të mbaruar mirë, që nuk mund ta ndiesh kur nuk je i bindur për cilësinë e saj. “Te kjo punë më pëlqen cdo gjë që mbaron mirë dhe komunikimi me njerëzit”, thotë Andrea. 

Kënaqësia e tyre shpirtërore përmblidhet me këto fjalë. Sado e pabesueshme të duket për kohën tonë, është e vertetë. Dalja në skenë, marrja publike e meritave për sa e sa punë që jo vetëm klientët, por edhe shumë nga ne mund t’i kemi admiruar pa e ditur kush i ka realizuar, nuk u ka pëlqyer kurrë dhe, megjithë përjashtimin e këtij shkrimi, duket se do të vazhdojë të qëndrojë aty ku modestia i bën të ndihen më mirë: në prapaskenën e suksesit.

 Aty ku gjithmonë ka shumë për të bërë. Vec menaxhimit , Andrea nuk ngurron të merret edhe me cdo produkt të ri që vjen, të cilin e mëson edhe vetë, për të qenë i sigurt që procesi nuk do të ngecë nëse stafi ndryshon. Sa për stafin, edhe speialistin më të mirë, te Tanushi e trajnojnë rreth 3 muaj. “Duhet të mësojë mënyrën si ne punojmë. Sado i përgatitur apo me përvojë të jetë, kur vjen te ne duhet të punojë në mënyrën tonë, që puna të ecë”. 

 

 

Staf i kualifikuar dhe cilësi !

Tashmë numërohen rreth 25 veta staf dhe nga mjediset në Qytetin e Nxënësve ku ndodhen aktualisht, synojnë të zhvendosen në një objekt me siperfaqe shumë më të madhe , për t’iu përgjigjur zgjerimit të aktivitetit, sic u janë përgjigjur gjithmonë kërkesave të kohës me materialet makineritë dhe teknikat e tyre, për të arritur në produkte përfundimtare që shpesh mund t’i quash vepra arti.

 Tashmë punët e tyre mund t’i shohësh në vargjet e gjata të dyqaneve dhe lokaleve në Tiranë dhe jasht saj, në pikat e tri bankave në të gjithë Shqipërinë, në vilat luksoze në periferi të Tiranës dhe jo vetëm, në apartamentet e panumërta, madje dhe në Angli, Itali, Mal të Zi dhe Kosovë dhe prirja vazhdon të jetë zgjerimi. Ndërsa T4 Tanushi vazhdon të plotësojë cdo kërkesë të klientëve sado e vecantë të jetë fantazia apo modeli që i ka frymëzuar, duke befasuar vazhdimisht me mundësinë për t’i realizuar.

 Andrea e ka krejt të pamundur të vecojë një apo disa nga këto punime, por nëse do këmbëngulnim, përmend një pedane xhami për të cilën ka punuar vetë, që ndodhet në një lokal në Krujë. “Sot e kam të vështirë të punoj vetë. Më dhëmb kjo gjë, por e kam të pamundur për shkak të kohës që më merr menaxhimi. Dua të përmend sërish mësuesin tim. Ai krahasonte biznesin me familjen dhe thoshte që në të dyja rastet, nuk është e vështirë ta ndërtosh. E vështirë është ta mbash atë që ke krijuar”.

Por edhe kështu e vështirë sic është, edhe kur u duhet të qëndrojnë deri në orën 02:00 të natës në objekt për të përfunduar porosinë e një klienti, është e bukur. Prej punëve të mira dhe miqësive që lindin prej tyre. E që mbeten.

Puno me ne !